Mirel Josa ka folur në konferencën për shtyp përpara takimit Vllaznia-Partizani. Ekipi i tij do të pres nesër në “Loro Boriçi” të kuqtë që vijnë pas një fitoreje në derbi me Tiranën. Josa u tregua autoritar në lidhje me marrëdhënien që ai ka me lojtarët e tij. Ai e shiko ndeshjen me Partizanin si takimin e rradhës dhe tha se nuk bën llogaritë për më tej.
“Tre ndeshje pa fitore për Vllazninë, çfarë po ndodh me skuadrën?
Njëherë do të them që është normale që të keni këtë shqetësim, problemi është që pas bilancit pas këtyre ndeshjeve ne jemi aty në luftë për titull. Kemi zhvilluar një ndeshje kupe që nuk duhet ta shohim fare. Meqë ka qëlluar që ndeshja e kupës luhet përsëri kundër Partizanit pra do t’i bëjmë llogaritë pas ndeshjes së nesërme për ndeshjen e kupës. Nuk do të thotë që është fituar ajo ndeshje dhe do të jetë ndeshje e nesërme. Unë mendoj ndeshja nesër është kyçe për vetë faktin si rrodhën ngjarjet në kampionatin tonë, edhe ju kam thënë që s’duhet të bëjmë llogari shumë afatgjata në këtë drejtim do të shohim llogaritë e ndeshjes së rradhës. Edhe pas ndeshjes së rradhës do të shikojmë se si do të veprohet.
Statistikat e fundit me Partizanin janë pozitive mendoni që do të vazhdojë kështu edhe nesër?
Futbolli nuk është statistikë.Futbolli është gjendja aktuale e skuadrave. Nëse do të kemi parasysh ndeshjen e Durrësit që ne zhvilluam me Teutën nuk ishim aty ku duhet të ishim. Luajtëm me një skuadër të mirë në këtë periudhë. Barazimi në Durrës për mua ishte pozitiv duke parë gjithë kushtet e lojës në të ciulat u zhvillua ndeshja. Zhvilluam lojën tonë me fragmente të ndryshme të cilat ishin edhe pozitive dhe negative. Në ndeshje të tilla kur skuadra merr një pikë dhe është në objektivat e veta atëhere duhet të jemi i kënaqur.
Si është fryma në ekip?
Jam munduar të mbaj një frymë pozitive në skuadër dhe pjesa e lojtarëve të ciltë e kanë këtë frymë ma kanë treguar këtë frymë. Individi nuk ka rëndësi përpara skuadrës do t’i vejë rëndësi më tepër skuadrës sesa individit kështuqë unë sidomos me Balën jam sqaruar individualisht me raportin që kam me të. Raportet i kam të njëjtë me të gjithë. Duhet të kemi parasysh përpara skuadrës nuk vej individin qoftë dhe më i miri i skuadrës qoftë.
Klimë ndoshta jo e mirë në ekip?
E para punës pyesni Balën vetë për këto probleme. Nuk ka grup 4 lojtarësh, lojtarët duhet të bëjnë atë që them unë.
Është e vërtetë që Latifi nuk ka pranuar të luajë në Durrës?
Ka një vërtetësi në këtë drejtim klubi ka marrë vendim qoftë nga ana financiare.
A është në presion skuadra?
Fare nuk është në presion skuadra. Skuadra është në presion të zbatojë detyrat që them unë, pastaj se çfarë na del pas ndeshjes janë të gjitha gjërat në kontroll qoftë tuajin, qoftë timin qoftë të futbollistave. Nëse ne nuk humbim kontrollin brenda skuadrës jemi në rrugë të drejtë.
Ndeshje për titull?
Është përcaktuese duke ardhur ndeshjet e vijnë pakësohen, nevoja e pikëve është e madhe. Skuadra është qoftë për kampionat, qoftë për kupat e europës. Të mos harrojmë kemi dhe një skuadër që na ka kaluar me pikë Egnatian. Nuk duhet nxitohemi për llogari. Respektojmë skuadrat njëlloj.
Dy ndeshje afër me Partizanin, kush është më lehtë Kupa apo Kampionati?
Ju bëni llogaritë për kupën. Për kupën nuk mendoj fare. Jam i fokusuar te kampionati.”