
U hodh këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për sezonin e ri të kampionatit kombëtar të futbollit të vajzave 2025/2026 që është planifikuar të nisë më 27 shtator.
9 ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar nga goglat rivalet e tyre për 18 javët e këtij edicioni. Në këtë edicion të ri të kampionatit të vajzave nuk do të jetë pjesë ekipi i Tiranës.
Kampionati kombëtar i vajzave do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 16 ndeshje.
Java e parë e kampionatit të vajzave, 27 shtator 2025:
Vllaznia – Atletik Club
Kinostudio – Gramshi
Lushnja – Teuta
Egnatia – Apolonia
Partizani* pushim
Kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 3 maj të vitit 2026. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 16-31 maj 2026.