Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Inagurohet "Parku Olimpik", ndeshje mes legjendave të basketbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Rama me skuadrën kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Inagurohet "Parku Olimpik", ndeshje mes legjendave të

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuruan sot 'Parkun e Ri Olimpik', ndërsa është zbuluar emërtimin e kësaj salle lojërash. Do të quhet “Feti Borova”, ish-kompleksi Sportiv Dinamo, tashmë i transformuar në një kompleks modern.

'Parku i ri Olimpik' do të bëjë bashkë të gjitha sportet apo federatat e Mundjes, Peshëngritjes, Atletikës dhe lojërave me dorë.

Projekti në këtë strukturë do të vijojë me një pishinë të mbyllur, fushat e hapura të basketbollit, volejbollit, tenisit dhe futbollit, me godinën e re të Federatës Shqiptare të Futbollit, me pistën olimpike të atletikës dhe si pjesë integrale të parkut të liqenit ku së shpejti do filloj puna për Kopshtin e ri Zoologjik këtu pranë.

Salla e re sportit "Feti Borova" u përurua sot me një ndeshje basketbolli mes legjendave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Për përfaqesuesen e Shqipërisë luajti dhe Kryeministri Edi Rama, një ish-basketbollist në të kaluarën.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu