Sulmuesi Kylian Mbappe nuk po përjeton moment të mirë te Real Madrid. Sikur mos të mjaftonte qëndrimin jashtë fushave të blerta për shkak të dëmtimit, sjellja e francezit nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve madrilenë.
Në një peticion online, janë arritur mbi 70 mijë nënshkrime për largimin e Mbappes nga Reali urgjentisht. Kohët e fundit, 27-vjeçari është konsideruar si “diktator”, madje përflitet se ai ishte “sebepi” që u shkarkua trajneri Xabi Alonso.
Në ndeshje të rëndësishme me “Galaktikët”, transalpini nuk ka treguar praktikisht asgjë me ekipin, 2 sezone pa asnjë trofe. Ndeshja e radhës për Real Madrid është “El Classico” karshi Barcelonës në fundjavë, e ku nëse katalansit fitojnë, sigurojnë matematikisht edhe titullin kampion në La Liga.
