Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ilir DAJA te Partizani? Klubi i kuq tregon të vërtetën: Respekt maksimal për të, po tentojnë të na dëmtojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA te Partizani? Klubi i kuq tregon të vërtetën: Respekt

Klubi i Partizanit ka reaguar ndaj lajmeve që qarkullojnë ditët e fundit që e çojnë Ilir Dajën në krye të kampionëve. Të kuqtë, përmes një komunikate për shtyp bëjnë me dije se nuk ka asgjë të vërtetë, pavarësisht respektit maksimal që gëzon 53-vjeëari kryeqytetas.

Sipas klubit të Partizanit, këto lajme kërkojnë të dëmtojnë ambientin e qetë të krijuar nga stafi teknik në arritjen e objektivave sezonale. Në reagimin për shtyp thuhej:

"Nisur nga lajmi që prej ditësh po qarkullon në media dhe portale të ndryshme në vend, FK Partizani ka detyrimin moral përkundrejt opinonit sportiv, por sidomos ndaj punonjësve dhe tifozerisë së skuadrës për të përgënjeshtruar lajmin se klubi është në kontakte me trainerë të tjerë për të marrë drejtimin e ekipit.

FK Partizani dëshiron të informojë, sqarojë mediat dhe sportdashësit, se stafi teknik gëzon besimin dhe mbështetjen e drejtuesve të klubit për të punuar të qetë në arritjen e objektivit të mbetur në këtë sezon jo normal si ky i këtij viti, i kondicioniuar thellësisht nga situata e krijuar prej pandemisë. Saktësojmë se këto lajme nuk bëjnë gjë tjetër përveçse tentojnë të shpërqëndrojnë ekipin nga detyra për ta mbyllur këtë fund kampionati me përpjekjet maksimale.

E vlerësojmë dhe respektojmë trainerin Ilir Daja për atë çka arritur në drejtimin e mjaft ekipeve në kampionatin tonë, ashtu si respektojmë dhe klubin e Skënderbeut për kampionatin dinjitoz që po zhvillon, por ky reagim i yni vjen për të respektuar garën dhe mos prishur kurrsesi ekuilibrat në këtë fund sezoni. Ndaj kërkojmë nga të gjitha mediat që të jenë korrekte në pasqyrimin e informacioneve ashtu sikurse Partizani mbetet gjithmonë bashkëpunues me të gjithë dhe kërkon të trajtohet në të njëjtën mënyrë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga