Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ilir DAJA nuk gjen qetësi, SKËNDERBEU "pa sulmues" në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA nuk gjen qetësi, SKËNDERBEU "pa sulmues" në

Kategoria Superiore do të çelë javën e 22 nesër (e shtunë), me ndeshjen e "Air Albania", aty ku Tirana do të presë Skënderbeun në orën 17:00. Miqtë nga Korça do të udhëtojnë me dilema në këtë sfidë, teksa sulmuesi kryesor Blerim Krasniqi duket se nuk do ia dalë edhe për këtë ndeshje. 23 vjeçari kavajas mungon prej disa javësh për shkak dëmtimi, duke bërë që trajneri Ilir Daja të mos gjejë qetësi për majën e sulmit.

Nëse "pyka" kryesore e ofensivës nuk ia del, atëherë stafi teknik i Skënderbeut pritet të eksperimentojë me një "9 fallso" që mund të jetë Gripshi, apo edhe sulmuesi i afruar në janar Belajdi Pusi. Shkodrani ka zhvilluar tre ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke mos gjetur rrugën e rrjetës. Lajm i mirë për "Ujqërit e Dëborës" është gjendja e Dejvi Bregut, me vlonjatin që është stërvitur me grupin dhe do të jetë nën urdhrat e teknikur Daja për ndeshjen deçizive me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga