Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ilir DAJA në alarm, Skënderbeu pa katër futbollistët kryesorë ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA në alarm, Skënderbeu pa katër futbollistët

Si të mos mjaftonin problemet me UEFA-n, Skënderbeu këtë sezon duket se po kalon vitin më të vështirë. Edhe pse në krye të skuadrës kanë afruar një trajner si Ilir Daja, korçarët po vuajnë mungesat e cilësive në organikë. Këtë javë do të udhëtojnë në transfertë për t'u përballur me Tiranën, por tekniku kryeqytetas nuk do të ketë të gatshëm plot katër futbollistë.

Prapavija mbetet tërësisht e zbuluar pasi Turtulli dhe Pollozhani janë të dëmtuar. Ndërkohë në mesin e fushës, Bruno Dita vijon fazën e riaftësimit ndërsa në sulm Nazmi Gripshi ka pësuar një dëmtim që pritet ta lërë jashtë kundër Tiranës. Një situatë vërtetë e vështirë për Ilir Dajën, megjithatë vetëm dita e shtunë, në orën 16:00 do të tregojë manovrat që mund të bëjë trajneri i njohur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga