
Flamurtari do të pres ditën e diel në shtëpi Skënderbeun. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë rezultat pozitiv në këtë takim. Vlonjatët vinë pas barazimit ndaj Luftëtarit dhe në shtëpi kërkojnë fitoren. Nga ana tjetër korçarët i kanë dhënë fund ecurisë negative pasi arritën të merrnin një fitore ndaj Laçit.
Trajneri Ilir Daja nuk do të ketë gatshëm mbrojtësi Albi Alla i cili nuk është rikuperuar nga dëmtimi, por edhe Sukaj nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Sulmuesi shkodran ka probleme në rrëzat e kofshëve dhe nuk do të luaj ndaj Skënderbeut. Dy mungesa të rëndësishme për Flamurtarin që nuk ka shumë lojtarë në dispozicion dhe Daja duhet të arnojë formacionin për të zgjedhur 11-shen titullare.