Armando Sadiku rikthehet në Spanjë.
Pas eksperiencës jo të sukseshme në Turqi dhe në Bolivi, sulmuesi 30-vjeçar ka zgjedhur të firmosë në La Liga 2.
Sadiku ka firmosur me skuadrën e Las Palmes, e cila do jetë e treta skuadër spanjolle në karrierën e tij, pas Levantes e Malagës.
Sadiku do të mbërrijë në "Gran Canaria" këtë të dielë, ku do prezantohet më pas të hënën si futbollist i "kanarinave".
