Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Idhulli im është Ricardo Kaka", sulmuesi shqiptar: Ftesë nga Kombëtarja për Europianin? Më duhet të luaj dhe të shënoj gola

Shkruar nga NEWSPORT
"Idhulli im është Ricardo Kaka", sulmuesi shqiptar:

Kleis Bozhanaj, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet tek Modena në Serie B italiane ka dhënë së fundmi një intervistë në “Let it B” një program që transmetohet në shtetit italian. Sulmuesi 22-vjeçar që më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë u17 dhe asaj u19 është pyetur për karrierën e tij, idhujt, por edhe për Kombëtaren shqiptare.

“Për shkak të dëmtimeve të shumta nuk prisja që të luaja titullar. Të luash nga minuta e parë është diçka e mrekullueshme, ndërsa kur futesh pas minutës së 60-të apo 70-të duhet të luftosh që të fitosh besimin duke u përpjekur të jesh i rregullt.

Idhujt e mi? E kam thën gjithmonë, që kur kam filluar të shoh futboll kam admiruar Kakan. Që nga viti 2006 pak a shumë, a i me të vërtetë më frymëzoi shumë."

A shpresoni që të ftoheni nga Kombëtarja shqiptare për në Euro 2024?

“Mund të them vetëm që më duhet të vazhdoj të luaj dhe të tregoj aftësitë e mia, si dhe të shënoj gola. Ndoshta do të vijë dhe ftesa.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga