
Pas fitimit të
titullit dhe rrjedhimisht pjesëmarrjes në paraeliminatoret e UEFA Champions,
Feronikeli, skuadra e Superligës Kosovare po mendon t'i bëj një tjetër dhuratë
tifozëve të saj.
Sipas mediave kosovare, ekipi nga Drenasi po mendon se gjatë verës të sjell në
Kosovë një nga skuadrat më të famshme në Botë, Milanin. Një miqësore ndaj kuqezinjve
do të ishte më se e mirëpritur nga tifozët e Superligës kosovare, edhe pse
milanezët kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.
Madje, Feronikeli ka dërguar edhe kërkesë zyrtare te klubi i Seria A, që tashmë
i duhet të shqyrtojë ofertën dhe kushtet e vendosura mbi të për të vendosur. Në
ditët e ardhshme pritet një përgjigje zyrtare, por një gjë tashmë dihet,
Feronikeli kërkon të "thyej" kufinjtë.