Ia kanë marrë "dorën" Kukësit, Teuta thirrje tifozëve: Ejani në stadium, bashkë do t'ja dalim
Shkruar nga NEWSPORT
Teuta do të presë ditën e nesërme Kukësin, në Niko Dovana në orën 17:00 për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu teksa e shohin si një rrugë më të shkurtër drejt kupave të Europës.
Në rrjete sociale klubi durrsak i ka bërë thirrje tifozëve për përkrahje masive në stadium. Ndërkohë, nën drejtimi ne trajnerit Martini, skuadra ka mbyllur sot përgatitjet për sfidën ndërsa sipas ndeshjeve të fundit duket se ia kanë marrë dorën Kukësit ku në 5 ndeshje kanë 3 fitore dhe 2 barazime.