Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I thyen nofullën kundërshtarit, dënohen përjetë dy futbollistët e Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
I thyen nofullën kundërshtarit, dënohen përjetë dy

Saimir Kule dhe Aristidh Coli janë dënuar përjetë nga Komisioni i Disiplinës. Dy futbollistët janë përjshtuar nga çdo aktivitet futbollistik pas dhunës së ushtruar pas ndeshjes Këlcyra - Maliqi.

Kapiteni Kule dhe lojtari Coli goditën me grushte kundërshtarin duke i thyer nofullën në fushë. Pas kësaj ngjarje të turpshme dhe skandaloze, organi i drejtësisë sportive në vend ka marrë vendimin drastik për të dy lojtarët. Në vendimin e publikuar për mediet thuhej:

"Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik".

Kujtojmë që sfida përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa lojtari i Maliqit Xaka u transportua me urgjencë në spital pas dhunës makabre ushtruar nga kundërshtarët e Këlcyrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga