Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“I them Hallaçit të ngrejë kokën”, Çela: Kjo fitore na jep shpresë, kur nuk isha unë te Kastrioti ekipi mori 8 humbje

Shkruar nga NEWSPORT
“I them Hallaçit të ngrejë kokën”,

Kastrioti mposhti Kukësin në finalen e mbijetesës dhe merr 3 pikë shprese në garën për qendrimin në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri Emiliano Çela foli për mikrofonin e Oversport.

"E përgëzoj Hallaçin për punën që ka bërë, iu them të ngrenë kokën pasi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Përsa i përket ndeshjes së sotme, ekipi im vinte nga një traumë me Ballshin. Kemi pasur probleme psikologjike. Jam munduar ta shëroj ekipin në këtë anë, sot folëm më shumë në këtë aspekt sesa atë taktik.

Në fillim të ndeshjes patëm pasiguri dhe mosbesim pastaj ai gol që doli si pasojë e një veprimi që e kemi punuar në stërvitje. Jam i lumtur për çunat sepse duhet të kuptojnë sa vlejnë, t’i shkojnë deri në fund. Fundja fundit shpresa është ajo që na mban gjallë. Të paktëm të mos luajmë më në atë trysni të madhe psikologjike. Futbolli duhet luajtur me doza emocionale jo të larta sepsea kalojmë në gabime pastaj. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Klubi ka bërë një punë të mirë në përzgjedhjen e lojtarëve, problemi ishte që nuk morëm shumë lojtarë efektiv. E dinim që do të ishte një kampionat i vështirë. Post-fazës përgatitore do të kalonim sërish në pauzë me Botërorin. Besoj se bëmë një fazë të parë të mirë, në 13 ndeshje morrëm 15 pikë, ishim në rrugë të mbarë. Kishim një edukatë të mirë pune. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Unë pata një shkëputje dhjetor-janar, në atë kohë ekipi bëri 8 humbje në 10 ndeshje.

Kalendari? Hap pas hapi, luajmë me Tiranën, dicka pozitive që fituam sot. Kjo fitore na ndezi një dritë shprese. Do t’i bëjmë yzmetit ndeshjeve edhe me Tiranën pastaj me rradhë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga