
Michael Ngoo është mungesa e madhe e Tiranës. Sulmuesi anglez u rikthye te bardheblutë në fillimin e sezoni, teksa ishte i pafat në aventurën e tij të dytë me kampionët e Shqipërisë.
Në derbin kundër Partizanit (fituar 2-1) në 23 dhjetor 2021, anglezi u dëmtua në menisk, duke u detyruar t’i nënshtrohej fazës së rikuperimit. Për pesë muaj 29 vjeçari është jashtë ekipit, teksa këtë sezon u aktivizua për 14 ndeshje në kampionat, deri në derbin me Partizanin, aty ku u dëmtua.
Lojtari është në fundin e kontratës, me marrëveshjen që skadon në fundin e qershorit 2022. Nuk ka ende një komunikim nga kampionët e Tiranës për rinovim, me Ngoo që mbetet për momentin me “valixhe në duar”.
Poll