Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I përfundon kontrata në fund të sezonit, Et’hemi sinjale Kukësit: Pres një ofertë të kënaqshme, dua të luaj në një ligë më të fortë se Superliga

Shkruar nga NEWSPORT
I përfundon kontrata në fund të sezonit, Et’hemi sinjale

Valon Et’hemi është një nga lojtarët e rëndësishëm të Kukësit prej disa sezonesh. Sulmuesi është bashkuar me klubin në stërvitje pasi përfundoi karantinën. Në një lidhje me ‘Fan Zone”, Et’hemi ka folur për rikthimin në fushë dhe kampionatin.

Rikthimi në fushë? “Na kishte munguar shumë stërvitja me grupin dhe ndeshjet e më në fund u rikthyem e po ndihemi shumë mirë. Jemi stërvitur me sa kushte kemi pasur nëpër shtëpi”.

Firma me Partizani? “Jam pjesë e Kukësit, por më bëhet qejfi që tifozët më duan në ekipet e tyre. Do bëjë maksimumin, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çdo futbollist dëshiron të luaj në një ligë më të fortë në Europë. Mendoj se e ndjej veten gati për të bërë këtë kalim”.

Kontrata me Kukësin? “Kam firmosur kontratë 3-vjeçare dhe përfundon në fund të sezonit. Ka sinjale që klubi dëshiron të rinovojë, pres një ofertë të kënaqshme nga të dyja palët. Do të marr vendimin më të mirë për të ardhmen time.

Kam pasur presor Dajën te akademia e Dinamos pasi aty jam rritur si lojtar dhe më ka dhënë shumë”.

Sezoni i Kukësit? “Kemi humbur disa ndeshje e pikë në minutat e fundit e ka ndikuar edhe fati shumë. Ishte një keq menaxhim që pësuam gola në minutat e fundit.

Ka shumë lojtar të rinj në Superligë. Abazaj është një nga lojtarët më të mirë, gjithashtu edhe Cobinnah është super lojtar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga