Shkupi mori një fitore fantastike përballë Hegelmann teksa i mposhti me rezultatin e thellë 0-5 në transfertë. Kryeqytetasit i ndan vetëm një çmenduri nga kualifkimi pasi deri tani duket thjeshtë çështje kohe.
Mirëpo, ditët e fundit para ndeshjes nuk kanë qenë shumë pozitive në klub. Kjo për shkak se lojtarit të tyre, Walid Hamidit iu mohua e drejta e pajisjes me vizë dhe nuk udhëtoi me ekipin. Shkupi reagoi në rrjete sociale, por reagimin më të madh ia la fushës.
Pas ndeshjes, klubi ia dedikoi fitoren lojtarit algjerian duke shkruar disa fjalë në rrjete sociale:
“Nuk e duam politikën në futboll, futbolli është i bukur në të gjitha ngjyrat, me gjuhën dhe fenë e tij. Ia dedikojmë këtë fitore futbollistit tonë, Walid Hamidi, lojtarit të cilit nuk iu dha viza”, shkruan Shkupi.