Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"I kënaqur edhe me një barazim", sponsori Xhaferi vlerëson AEL Limassolin: Kanë buxhet dhe eksperiencë më shumë se ne, nuk kemi frikë asnjë kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
"I kënaqur edhe me një barazim", sponsori Xhaferi

Vllaznia do të luajë nesër në orën 19:00, sfidën e parë të turit të dytë të Conference League ndaj AEL Limassol. Shkodranët kanë udhëtuar që mbrëm drejt Qipros dhe sot do të kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes zyrtare.

Nga Qipro në një prononcim për mediat ka folur edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi i cili u shpreh se Vllaznia do të ishte e kënaqur edhe me një barazim. Më tej, Xhaferi theksoi se nuk I tremben asnjë kundërshtari dhe asnjë rezultati pasi kanë mundësi ta përmbysin në Shkodër ashtu siç bënë ndaj Siroki.

"Kemi patur një udhëtim të mirë, pak lodhje pasi kemi udhëtuar natën, por djemtë janë shplodhur. Sot kemi ditën e stërvitjes e mendoj se skuadra është përgatitur, grupi është i plot, përveç Da Silvës të gjithë janë gati. Mendoj që do të jetë një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar pasi është një kundërshtar i fortë me buxhet më të madh se ne, por ne ecim me idenë që të marrim një rezultat pozitiv që këtu dhe një barazim do të ishte më se i mirë, në mënyrë që ta kemi më të lehtë në Shkodër".

Optimist për të kaluar këtë tur? "Jemi gjithmonë optisimist, por duhet theksuar se nuk kemi të bëjmë me një skuadër si ajo e kaluar, por tani kemi të bëjmë me një ekip akoma më të fortë që ka 3-fish buxhetin më të madh se ne. AEL ka edhe eksperiencë më shumë se ne, por ne kemi besim se skemat e trajnerit do të jenë të duhurat dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat të mirë. Këtu kushtet nuk janë njësoj si në Shkodër, por do të përshtatemi pas stërvitjes së sotme".

Ndryshimi i orarit? "Kjo besoj se është më mirë pasi me orarin e parë kishim edhe ne pengesën tona pasi ishte shumë nxehtë. Me orarin e ri është pak më ndryshe, por do të jetë njësoj për të dyja ekipet. Mendoj se jemi në orarin optimal dhe ata do të kenë tifozë pasi do kenë rreth 75% të stadiumit të mbushur, por ne duhet të tregojmë që jemi profesionistë dhe nuk duhet të ndikohemi".

AEL favorit? "Të gjithë opinioni e shpall një skuadër favorite, por kjo nuk duhet të na bëjë ne që të jemi inferior, por duhet të luajmë si të barabartë ndaj tyre".

I kënaqur me barazimin? "Sigurisht edhe barazimi mendoj se është një rezultat i mirë. Në fushën tone jemi të fortë dhe e kemi treguar që kthejmë edhe rezultate siç ishte ajo ndaj Siroki. Barazimi do të ishte i mirë, fitorja 1-0 do të ishte optimale. Edhe një rezultat ndryshe me një gol diferencë nuk duhet të na demotivojë, por duhet të motivohemi që në fund të arrijmë kualifikimin".

Tifozët e Vllaznisë në Qipro? "Dua t'I falenderoj ata që do të jenë këtu pasi nuk është e lehtë duke parë që rregullat e UEFA nuk i lejojnë. Të gjithë jemi të emocinuar sepse do të ishte fantastilke nëse kalojmë në fazën e 3-të. Do të ishte historike për Vllazninë pasi nuk ka kaluar asnjëherë në fazën e 3-të dhe do të ishte shumë motivuese jo vetëm në aspektin teknik, por edhe financiare".

Parashikimi i ndeshjes? "Nuk jam shumë i mirë në këtë pjesë. Nuk dua të bëjë parashikim, por ne nuk duhet t'i trembemi asnjë rezultati pasi ne jemi të fortë në Shkodër dhe kemi mbështetjen e tifozëve të zjarrtë. Ndeshjen e kaluar kemi përmbysur një rezultat dhe kemi treguar që nuk kemi frikë ndaj asnjë kundërshtari që vjen në Shkodër për të luajtur".  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga