Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

 I kanë dhënë bukuri kampionatit, zbuloni tre lojtarët më të shtrenjtë të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
 I kanë dhënë bukuri kampionatit, zbuloni tre lojtarët

Merkatoja verore ka qenë e vrullshme për skuadrat e Superiores, ku ka pasur shumë "hyrje-dalje". Megjithatë nga lojtarët e afruar, Partizani dhe Tirana duken që kanë "qëlluar në shenjë". Kaleb Ekuban po shkëlqen me lojën e tij, ndërsa te Tirana Merveille i ka magjepsur të gjithë. Ndërkohë Liridon Latifi është i pazëvendësueshëm në skuadrën kampione të Skënderbeut.

Të tre këta lojtarë shihen si futbollistë të perspektivës. Mosha e re dhe talenti që kanë shfaqur në futbollin shqiptar i rrisin vlerat e tyre. Gjithashtu Latifi është vetëm 22 vjeç dhe bën pjesë në kombëtaren kuqezi, ndërsa së fundmi 18-vjeçari i bardhebluve është ftuar nga kombëtarja kongoleze.

Duhet theksuar një fakt i rëndësishëm që 22-vjeçari Ekuban, është pjesë e Partizanit, por në formë huazimi nga skuadra e Chievos. Megjithatë nga drejtuesit është premtuar që do të nisin negociatat për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

[gallery size="full" columns="1" ids="50901,50902,50903"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga