Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“I kam kërkuar Tiranës të largohem nëse jam unë problemi”, Torrasa i sinqertë: Nuk e përjashtoj rikthimin te Partizani, goli ndaj Kukësit ishte më mirë se seksi

Shkruar nga NEWSPORT
“I kam kërkuar Tiranës të largohem nëse jam unë

Agustin Torrasa është një nga lojtarët më të mirë te Tirana. Sulmuesi argjentinas ka qenë deçiziv në shumë ndeshje duke ndihmuar bardheblutë të arrijnë 9 pikë larg nga vendi i dytë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Torrasa u shpreh se fillimi i sezonit është më mirë që të fillojë sesa mos të luhet fare.

Situata? “E kam kaluar si të gjithë duke qendruar në shtëpi dhe të kaloj kohë me familjen time. Për mua nuk është një situatë e vështirë, por është e çuditshme dhe e vështirë për ata që kanë punë dhe nuk punojnë dot. Shkoj në supermarket e qendroj me vajzën time duke kaluar kohën. Familja në këto momente është këtu, por ka qenë në Argjentinë dhe ditën e fundit kur është mbyllur kufiri ata erdhën dhe për këtë jam me fat”.

Stërvitja? “Nuk është njësoj stërvitja me grupin, por këtë gjë nuk e priste askush dhe unë jam stërvitur individualisht. Mund të stërvitesh në shtëpi dhe forma ime nuk është njësoj si kur u mbyll kampionatin. Jemi të gjithë njësoj e duhet të nisim nga e para”.

Rifillimin I sezoni në 3 qershor? “E kam lexuar pak minuta më parë këtë lajm. Nuk është më e mira të nisi kampionati kaq shpejt duke qenë se kemi qenë pushim 2 muaj. Më mirë vonë se sa mos të luajmë kurrë pasi çdo lojtar dëshiron të luajë. Specialistët vendosin për këtë gjë dhe virusi po largohet fatmirësisht”.

Sa vlen bonusi i 9 pikëve larg? “Vlen shumë pasi ka qenë e vështirë që të arrinim 9 pikë nga vendi i dytë. Kemi punuar shumë dhe e kemi merituar këtë distancë. Është gjithashtu e rrezikshme pasi 9 pikë janë vetëm 3 ndeshje e ne duhet të luftojmë me shumë skuadra. Duhet të luajmë sikur nuk jemi kaq pikë larg, por një apo dy pikë pasi vetëm kështu do të jetë më mirë”.

Mungesa e minutave në fillim të sezonit? “Në fillim dua të falenderoj Memën që më solli te Tirana. Ndeshjen time të parë që kam luajtur me Tiranën kam pasur probleme në këmb e për këtë arsye nuk kam luajtur mirë. Kam luajtur me dhimbje prej dy muajsh dhe gjithmonë them që çdo lojtar duhet të luajë në disa pozicione. Unë luaj si profesionist që prej 10 vitesh dhe ndihesha keq që nuk po rigjeja veten. I kam dërguar një mesazh drejtorit Laçi dhe i kam thënë që nëse unë jam problemi largohem. Presidenti dhe drejtori më kanë besuar dhe më kanë dhënë besim për të qendruar te Tirana derisa gjeta formën time”.

Rikthimi te Partizani? “Tifozët e Partizani më respektojnë ndërsa në Argjentinë nuk ndodhë kështu. Ata më kërkojnë foto dhe më shkruajnë në Instagram. Më kanë pyetur përse ke vajtur te Tirana, u kam thënë që kjo është puna ime dhe unë jam profesionist jo një tifoz. Nuk e di nëse do të kthehem te Partizani, por them që tani jam i lumtur që jam te Tirana dhe më kanë mbështetur shumë. Nëse them që nuk shkoj te Partizani tani dhe pas dy vitesh shkoj atëherë unë do të jem gënjeshtar”.

Goli ndaj Kukësit? “Momentin kur topi shkoi në rrjetë ishte më e mirë se seksi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga