Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I ka skaduar pasaporta, lojtari i Kastriotit bllokohet në Nigeri

Shkruar nga NEWSPORT

Lukman Hussein do të jetë mungesa e radhës për Kastriotin në sfidën ndaj Tiranës. Krutanët luajnë ditën e shtunë në transfertë ndaj bardhebluve dhe mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të jetë I gatshëm. 24-vjeçarit I ka skaduar pasaporta e për këtë arsye ndodhet në Nigeri për t'u pajisur me lejen e nevojshme për të qendruar në Shqipëri.

Mbrojtësi pritet të rikthehet në skuadër në ditët në vijim dhe në këtë mënyrë do të humbasi sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Ndreu që në sfidat e fundit ka arnuar 11-shen titullare pasi nuk I ka pasur të gjithë lojtarët gati.

Lajme të mira për krutanët janë rikthimet në stërvitje me grupin të lojtarëve, Patrik Bardhi, Okebugu dhe Rezi që do ta nisin si titullar sfidën ndaj bardhebluve.

Lukman Hussein.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga