Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I iku nga duart për 200 mijë dollarë, TIRANA ka gati "goditjen" e madhe të merkatos (SI U PIKAS PARA DY SEZONESH)

Shkruar nga NEWSPORT
I iku nga duart për 200 mijë dollarë, TIRANA ka gati


Tirana ndodhet në Pogradec ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore në kuadër të ndeshjes së Champions League kundër gjeorgjianëve të Tbilis. Ndërkohë drejtuesit janë hedhur në sulm total për të përforcuar ekipin me elementë cilësorë. Në këtë periudhë të nxehtë të merkatos së verës, emrat janë preferuar të mbesin sekret.

Megjithatë newsport.al ka mësuar se bardheblutë janë pranë goditjes së madhe. Bëhet fjalë për një sulmues "pykë" i cili do të vijë nga Afrika. Menaxheri i klubit, Hektor Çomo po punon intensivisht ndërsa ka një marrëveshje paraprake të arritur me lojtarin. Emri i tij s'bëhet i ditur, por mësohet se shtatlarti është 26 vjeç.

Drejtuesit e kishin pikasur që para dy sezonesh, madje kishte pasur tratativa për ta sjellë në kryeqytet së bashku me Cobinah. Mirëpo, klubi afrikan në të cilin bën pjesë, e shiti për shifrën e 200 mijë dollarëve, shumë kjo e papërballueshme për ekipet shqiptare.

Tanimë ai ka prishur kontratën me ekipin dhe brenda pak ditësh pritet të mbërrijë në Tiranë. Fillimisht do të bëhet prezantimi i tij e më tej do t'i bashkohet skuadrës për t'u vënë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo. Duhet theksuar se bëhet fjalë për një futbollist mjaft cilësor që në kampionatin shqiptar pritet të bëjë diferencën. Madje pa frikë mund të konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Michael Ngoo-së. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga