Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"I dimë pikat ku çalojmë", EGBO: Lojtarët afrikanë s'janë gati, shpresojmë te 5 ndërrimet

Shkruar nga NEWSPORT
"I dimë pikat ku çalojmë", EGBO: Lojtarët

Trajneri I Tiranës, nigeriani Emmanuel Egbo ka folur pas miqësores së humbur dje. Bardheblutë u mundën me një gol të Deliut nga Laçi në "Selman Stërmasi", teksa Egbo nuk e sheh si parësor rezultatin në miqësore.

Egbo thekson se lojtarët afrikanë duan kohë, ndërsa Cale do të rikthehet në janar pas operacionit në shpatull. Trajneri ndalet edhe te rikthimi I futbollit, teksa kërkon që të ketë 5 ndërrime për ndeshje pasi kalendari do të ngjeshet.

Miqësorja me Laçin? Miqësoret nuk kanë rezultatin parësor, bëhen për të mbajtur skuadrën të karikuar dhe për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve, grupit që kemi. Këtë kemi parë në këtë ndeshje dhe e dimë ku çalojmë dhe ku jemi. Shpresojmë të nisë kampionati sa më shpejt. Ajo do t'u japë lojtarëve tonizimin për t'u futur në ritmin e lojës.

Fillimi i sezonit? Të gjithë, futbollistët dhe tifozët dhe i gjithë shteti shqiptar, duhet të jenë të kënaqur në momentin që rikthehet futbolli. Nuk na ka munguar vetëm ne që merremi me këtë punë, por edhe tifozëve që i ndjekin ndeshjet nga televizioni apo në stadium. Kështu që do jetë diçka e bukur dhe e mirë për të gjithë merren me futbollin, sikurse edhe për tifozët.

Kalendari i ngjeshur? Normal që po të ketë ndeshje të ngjeshura do të jetë problem për të gjithë ekipet. Shpresoj të kemi 5 ndërrimet dhe ato do ndihmojnë më shumë ekipin për të qenë në formë dhe për të ruajtur freskinë lojtarët që janë brenda ekipit.

Lojtarët afrikanë? Nuk presim të jenë gati direkt, që të jenë direkt në nivelin e lojtarëve të tjerë. U duhet kohë të mësohen me mënyrën e lojës dhe strategjinë që përdorim. Çdo gjë vjen në kohën e vet. Kanë ende punë për të bërë dhe për të kapur nivelin e tyre maksimal.

Dëmtimet? Cale ka bërë operim dhe i ka dalë mirë operimi. Ndoshta nga janari mund të kthehet me ekipin. Toshevski dhe Çelhaka janë në fazën e fundit të rikuperimit dhe shpresojmë që para se të nisë kampionati të bashkohen me ekipin.

Vlerësimi për skuadrën? Nuk e jap unë dot. Siç e thashë më parë, është ndeshje miqësore dhe nuk japim nota. E kemi përdorur për diçka tjetër. Notat nuk i jap . Ekipi mendoj se ka bërë mirë deri diku, në disa momente. Pas pësimit të golit më kënaqi këmbëngulja e ekipit, edhe pse ishim me një lojtar më pak.

Tentuam ta fusim në presion ekipin kundërshtar. Kjo është ajo që na intereson. Rezultati nuk është se na intereson shumë, edhe pse dihet që fitorja të jep diçka nga ana morale. Nuk besoj se duhet të japim nota. E dimë ku kemi çaluar dhe duhet të punojmë të përmirësohemi në ato pika", tha Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga