
Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampinat ndaj Teutës. Bardheblutë udhëtojnë drejt Durrësit për transfertën e radhës dhe trajneri Egbo ka folur sot për mediat në pragr të këtij takimi. Numri një I stolit bardheblu u shpreh se Tirana I di pikat e dobëta të Teutës, ndërsa thkesoi gjithashtu se nuk po mendon për zërat e merkatos që po qarkullojnë ditët e fundit.
"Kjo do jetë një ndeshje e radhës për ne, ndeshje që janë brenda 3 pikët dhe do shkojmë për të dhënë maksimumin. Do shkojmë në transfertë për të marrë atë rezultat që ne na duhet.
Tirana është ekip që i vlerëson të gjitha ndeshjet, si me ekipet që janë në fund dhe ato që janë lart në renditje. Ne i vlerësojmë të gjitha ndeshjet dhe hyjmë në fushë vetëm për të marrë maksimumin. Ne i quajmë të gjitha ekipet të barabarta me ne. Nuk na intereson se çfarë të thonë të tjerët.
Jemi të përqendruar vetëm për ndeshjen e nesërme, do përpiqemi të marrim maksimumin tek ajo e nesërmja dhe pastaj do mendojmë për ndeshjet e tjera. Martini ka folur për ekipin e tij, unë për timin. Ne do të shikojmë nesër se çfarë do ndodhë. Fusha do tregojë gjithçka. Me ndihmën e Zotit shpresojmë të marrim rezultat pozitiv".
Ndeshjet çdo 3 ditë? "Dy javë nuk mjaftonin për rifillimin e kampionatit. Ne po mundohemi ta menaxhojmë mirë këtë moment. Shyqyr që na lejohen nga 5 zëvendësime, të cilat na ndihmojnë shumë. Besoj se të gjithë lojtarët do jenë të gatshëm për nesër".
Pika e dobët e Teutës? "Atë e dimë ne, por nuk mund ta them. Ne i kemi studiuar dhe analizuar dhe gjithçka ne do të shikojmë nesër se çfarë do të ndodhë".
Zërat e merkatos? "Unë jam i fokusuar vetëm te kampionati. Nuk më interesojnë lëvizjet që do të ndodhin, ne jemi të fokusuar vetëm te objektivi jonë. Unë fokusohem te ndeshjet dhe ekipi që kam. Tirana ka elemente shumë të mirë dhe mund ta përballojmë edhe sezonin e ardhshëm me këta, nuk jam i interesuar për merkaton".
Sekreti? "Nuk ka ndryshuar shumë gjëra, unë dhe ekipi im, përpiqemi të japim maksimumin në fushë. Mundohemi ta zgjidhim gjithçka brenda familjes, të gjitha problemet, dhe ky është sekreti. Jemi të gjithë si vëllezër dhe jemi një familje e madhe. Zoti na drejton të gjithëve, pastaj vjen presidenti dhe ne që drejtojmë", përfundoi Egbo.