
Ardit Hila mund të rikthehet te Partizani. Mesfushori elbasanas mbylli sezonin te Gjilani në Kosovë dhe nuk ka rinovuar ende me kosovarët. Në Shqipëri, Partizani raportohet se ka nisur kontaktet e para me 28 vjeçarin, çka mund të sillte një rikthim te "Demat".
Hila ishte pjesë e ekipit në sezonin 2018-19, atëherë kur Partizani fitoi titullin kampion pas 26 vitesh. Në fund të atij sezoni, mesfushori nuk ra dakord me drejtuesit për ofertën dhe nuk rinovoi, duke kaluar te Prishtina ku luajti një sezon dhe më pas u bashkua me Gjilanin. Sezonin që lamë pas, Hila zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi 6 gola.
Poll