Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I dëshpëruar për rezultatin, CUNGU nuk fsheh asgjë: Ekipi i lodhur, ndeshjen nuk e zgjidh vetëm REGINALDO

Shkruar nga NEWSPORT
I dëshpëruar për rezultatin, CUNGU nuk fsheh asgjë: Ekipi i

Armando Cungu pas ndeshjes në një prononcim për Supersport është shprehur se ekipi ishte i lodhur nga kupat e Europës dhe nuk mund të presë që ndeshjen ta zgjidh vetëm një lojtar si Reginaldo, por pret reagimin e të gjithë ekipit.

"Jam i dëshpëruar për rezultatin. Ne e dominuam lojën. Ekipi ishte shumë i lodhur fizikisht nga kupat e Europës. Kishim mundësi që ta dyfishonim rezultatin pas golit të parë, por me një pakujdesi i dhamë mundësi Laçit të shënonte një gol me një faull që nuk ishte i nevojshëm. Reginaldo është shumë i mirë, jam i kënaqur me të, vrapon shumë. Pres nga pjesa tjetër, nuk mund ta zgjidh situatën vetëm një futbollist. Harba pati një mundësi të artë, por nuk e bëri diçka të tillë. Unë do vazhdoj të bëj punën time, pasi ka vend për përmirësime. Se kur mund të vijë në formë skuadra, kjo është e vështirë ta them, por përmirësime po shoh".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga