Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I dëmtuar, por i pranishëm në “Air Albania”, Ismajli: Me plis për… Berlin

Shkruar nga NEWSPORT
I dëmtuar, por i pranishëm në “Air Albania”, Ismajli:
Ardian Ismajli ishte mungesa e madhe e kombëtares shqiptare në duelin me Çekinë. Mbrojtësi për shkak të një dëmtimi nuk ia doli dot të jepte kontributin e tij në një ndeshje kaq delikate. Pavarësisht se është i dëmtuar, lojtari i Empolit ishte i pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur shokët e tij në këtë takim dhe fitorja 3-0 shkon edhe për të. Në rrjetet sociale, 27-vjeçari ka postuar foto nga sfida e mbrëmshme duke treguar kështu gjithë emocionet e tij. “Me Plis për… Berlin”, ka shkruar Ismajli. Kujtojmë se kuqezinjtë pas fitores me Çekinë udhëheqin grupin E me 13 pikë pas 6 ndeshjesh. Polonia ndodhet e dyta me 9 pikë, ndërsa çekët ndjekin nga pas me 8 pikë, por këto të fundit kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ardian Ismajli (@aismajli34)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga