Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së Covid-19. Ditët e fundit ka pasur një takim mes FSHF-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe sinjalet duken pozitive.
Në një intervistë për “Fax News”, administrator I Flamurtarit e ka quajtur një fars këtë rikthim të futbollit. Në fjalën e tij numri një I vlonjatëve preku shumë tema të ndryshme, madje foli edhe për ish-lojtarët e sezonit të kaluar.
“Pandemia për mua dhe për Flamurtarin ka kaluar si gjithë të tjerët. Lojtarët janë dhjamur pak më tepër dhe kaq”.
Jeni optimist për rikthmin? “Është një fars që çdo kush do të bëjë punën e tyre. Kam qenë që në fillim kundër rifillimit.
Lojtarët kanë 3 muaj nuk kanë minimumin e stërvitjes dhe me që kërkojmë që këta lojtarë të zbresin në fushë.
Unë kam 2 vite që kërkoj ndryshim struktutor në futboll. Nëse një lojtar e merr virusin gjatë ndeshjes në Vlorë kush e merr përsipër dënimin ligjor pasi dënimi është deri në 5 vite.
Këtë përgjegjësi e merr FSHF-ja. Nëse ata e marrin përsipër këtë gjë atëherë ne jemi dakort të zbresin në fushë”.
Pagat? “Kanë rreth 2 javë që janë lojtarët janë paguar nga dy milionë lekë e do të marrin edhe pas ramazanit edhe pse nuk ka lidhje me ramazanin. Unë kam rreth 6 vite që e them pa I vjedhur taksat qytetit të Vlorës, por intestojë në skuadër. Kontot e Flamurtarit janë ende të bllokuara dhe unë kam vendosur që mos të paguajë më.
I bëj thirrje Shpëtim Gjikës që të paguajë detyrimet e tij. Është një shifër rreth 5 milonë lekë një kompani dhe një 8 mijë euro që ka për të detyrim për t’I paguar Shpëtim Gjika. Mua në fundin e korrikut më mbaron kontrata me Flamurtarin dhe nuk dua ta lë me borxhet nga palët e treat”.
Deklarata e Sindikatës? “Nuk është problem dhe më vjen mirë që ka një sindikata pasi është një gjë shumë normal. Do të ishte më mirë që këta të ishin më konkrete në atë që kërkojnë. Vitin tjetër Bashkitë nuk do të kenë lekë të paguajnë lojtarët.
Ky futboll në masën më të madhe menaxhohet nga Bashkitë që merr taksa nga qytetarët e 15% I paguan për lojtarët që vijnë nga e gjithë bota”.
Ish-lojtarët? “Për Bathën jam I lumtur sepse është një djalë I jashtëzakonshëm, ndërsa për Torrasën jam më I lumtur pasi ishim ne që e kthyem në Superligë. Për Cale kemi paguar letrën e tij të falsifikuar prej 65 mijë euro. Unë besova Cale dhe menaxherin, por ata kishin ardhur me letra fallco në Vlorë.
Nuk mund ta lija në shkallët e stadiumit kur të tjerët luanin në fushë. Lojtari më i mirë? Argjend Mustafa që tani ka ikur në Kosovë është një djalë i përkryer. Do të ishte mirë po të kishim lojtarët si Batha, Kolici, Kotobelli dhe trajnerin Daja.
Daja dhe Duro kanë qenë trajnerët më të mirë që kam pasur te Flamurtari. Kam kërkuar Tefik Osmanin, Radasin dhe Muzaka dhe ishin pranë firmës. Muzaka si një tregëtari I mirë kishte kërkesa që unë nuk mund të përballoja. Doja t’I merrja të 3 në Vlorë nëse të ishin të lirë pasi nuk kam hyrë në mes me asnjë lojtarë që ka qenë nën kontratë. Stadiumi bosh I Flamurtarit është dështimi im me klubin. Unë e kam thënë që bëni ligjin e sportit dhe jemi gati të nisim një projekt të ri.