Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hungarezi i "ngelet" në derë Partizanit, klubi i bën gati "valixhet" mesfushorit, por ka një problem

Shkruar nga NEWSPORT
Hungarezi i "ngelet" në derë Partizanit, klubi i bën

Mesfushori hungarez Kristjan Adorjan erdhi me bujë te Partizani, por deri më tani nuk ka dhënë asgjë për klubin e kuq. Edhe pse u pretendua se ai do të shkëlqente nuk po ndodh kështu. Ishte trajneri Mark Iuliano i cili shpresoi shumë te hungarezi, por me ardhjen e Sulejman Starovës në krye të ekipit gjërat kanë ndryshuar.

Paga e lartë dhe mungesa e rezultateve kanë bërë që Partizani t'i bëjë gati "valixhet" futbollistit, por ka një problem. Adorjan është në pronësi të klubit të Novarës. Në momentin që Partizani arriti marrëveshjen për transferimin e tij, u vendos që ai të qëndronte për një vit të "Demat e Kuq", saktësisht deri në datën 30 qershor.

Duke parë se mesfushori nuk po jep atë që pritej dhe paga e tij është tepër e lartë, drejtuesit e klubit të kuq kanë nisur një marrëveshje me lojtarin për të prishur kontratën me konsensus. Nuk dihet nëse klubi i Novarës do të bëhët pengesë për këtë gjë, por nëse lojtari jep "ok", gjithçka mund të quhet e mbyllur, që përkthehet në largimin e Kristjan Adorjanit nga Partizani.

[gallery columns="1" size="full" ids="184465"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga