
Humbjet e Kombëtares shqiptare në miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë lanë një ‘shije’ tepër të hidhur në kampin kuqezi. 4 gola të pësuar në dy ndeshjet e muajit mars i kanë kushtuar Shqipërisë zbritjen në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Këto dy disfata kanë bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho të zbresin në klasifikimin e FIFA-s me dy vende. Nga vendi i 64-të, Shqipëria ka zbritur në të 66-tën. Pra duke u bazuar te kjo renditje, Shqipëria është në vendin e 30-të përsa i përket ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2024.
Ndërsa, skuadrat që Kombëtarja jonë ka kundërshtarë në grup, renditen në 10 të parat. Spanja mban vendin e 8-të, Italia renditet e 9-ta, ndërsa Kroacia në vendin e 10-të.
Poll