Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbje pas humbje në Superiore, lëkunden pozitat e trajnerit Sormani

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje pas humbje në Superiore, lëkunden pozitat e trajnerit Sormani

Dje, Partizani luajti kundër Skënderbeut, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të korçarëve. Kampionët e Shqipërisë nuk po arrijnë të ngrejnë kokën, ndërsa ajo që habit më shumë është deklarata e trajnerit Adolfo Sormani që u shpreh i kënaqur nga skuadra.

Tanimë kryeqytetasit janë në zonën “Play-Out” dhe ashtu siç nuk e kishte parashikuar askush, mund të rrezikohet të luhet për të qëndruar ose jo në Superiore. Largimi i Franco Lerdës dhe afrimi Adolfo Sormanit u duk se do të ndryshonte atmosferën tek të kuqtë. Mirëpo me italianin e parë, Partizani ishte në vendin e tretë, ndërsa tashmë në të shtatin.

Pozitat e Adolfo Sormanit janë lëkundur ndjeshëm. Megjithëse është marrë në skuadër me një projekt afatgjatë, rezultatet mungojnë dhe kësisoj drejtuesit mund të marrin vendimin drastik. Pritet të shihet në ditët në vazhdim se çdo të ndodhë në kampin e kuq, ku duhet thënë që situata s’është aspak e qetë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga