Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbje e madhe për Volejbollin shkodran, ndahet nga jeta ALI BUSHATI, një prej legjendave të Vllaznisë (KARRIERA)

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje e madhe për Volejbollin shkodran, ndahet nga jeta ALI BUSHATI,

Një lajm I trishtë për komunitetin shkodran dhe veçmas atë të sportit në këtë mëngjes të shtune, pasi mësohet se eshtë ndarë nga jeta mjeshtri I madh I volejbollit shkodran Ali Bushati. Lajmin fillimisht e jep në rrjetet sociale djali I tij Seadi që njofton për ndarjen nga jeta të të atit e menjëherë pas kësaj, vërshojnë komentet e ngushëllimet e shumta.

Ali Bushati, ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, 25 prej të cilave me ekipin përfaqësues. Eshtë zgjedhur ndër të tjera në 10 figurat më të mëdha të shekullit të 20-të.

Njeriu I virtuozitetit të topit në rrjetë është futur në gjashtëshen më të mirë të volejbollit shqiptar dhe renditet I katërti në Shqipëri pas Asllan Rusit, Dashamir Fagut e Petrit Murzakut. Mban disa tituj: Mjeshtër I merituar I sportit, "Nderi I Sportit shqiptar 2000" dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi si "Mjeshtër I madh I punës" për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran e atë shqiptar.

Në vitet 60-70, ai ngriti në këmbë tifozët e volejbollit shkodran me paraqitjen e jashtëzakonshme të Vllaznisë. Në vitet 1967, 1969 dhe 1970 Vllaznia e Shkodrës me Aliun fitoi tre Kupa Republike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga