Tirana u mposht në Klasike nga Vllaznia me rezultatin 3-1. Bardheblutë nuk rrezikuan në asnjë moment fitoren e shkodranëve teksa dukeshin të pafuqishëm në një ‘Loro Boriçi’ që fliste vetëm për Vllazninë. Bardheblutë shkojnë në 4 ndeshje pa fitore dhe zbresin në vendin e 6-të. Trajneri Erbim Fagu foli për MCN TV në përfundim të ndeshjes.
“Na vjen keq për këtë humbje. Ishte një ndeshje që po të shmangnim disa gabime individuale do të kishte një rrjedhë tjetër, i tillë është futbolli dhe të shohim ndeshjen e rradhës. Duhet të kemi mendjen te ndeshja e rradhës.
Gabimet defensive? Problem që e konstatuam, çdo rrezik vinte nga gabimet individuale. Për këtë na vjen shumë keq, nuk është Vllaznia na dominoi në lojë, por dominoi nga gabimet tona. Në pjesën e dytë ishim 2-0 dhe u futëm ‘all-in’. Ndryshuam vendosje taktike dhe ishim më ofensiv, port ë mos harrojmë që Vllaznia kishte edhe rezultatin në avantazh.
Patrick është lojtar i rëndësishëm, ishte një zgjedhje taktike që ta niste nga stoli. Nuk ka asnjë problem.
Gabimi në penallti? Futbolli është lojë gabimesh dhe skuadra që bën më pak fiton ndeshjen. Na vjen keq që bëjmë të tilla gabime. Në të ardhmen duhen rregulluar pasi janë lojtarë me kualitet, duhet të kenë besim te vetja e tyre.
Kampionati ka akoma ndeshje, duhet të rikthehemi si kjo Tirana e pjesës së dytë. Të arrijmë të marrin rezultatet pozitive.
Mungesë e Haxhiut në ndeshjen tjetër? Po, Najdovski ende nuk është gati, ndaj nuk mund të them kush do ta zëvëndësojë”, tha Fagu.