Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Humbja me Kilin na zbriti me ‘këmbë në tokë’”, Ramadani: Ndaj Suedisë vetëm për fitore. Euro 2024? Gjithmonë në mbështetje të skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja me Kilin na zbriti me ‘këmbë në

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme me Suedinë, miqësoren e dytë pas Kilit. Kuqezintjë do të kërkojnë të reagojnë pas disfatës 3-2 ndaj kilianëve, teksa në "Friends Arena" në  Stokholm do të kërkojnë vetëm fitoren.

Në prag të duelit me suedezët në konferencën për shtyp së bashku me Sylvinhon ishte i pranishëm edhe Ylber Ramadani. Mesfushori shpehet i bindur se ditën e nesërme në orën 19:00 do të marrin fitoren.

"Humbja me Kilin ju ka kthyer me “këmbë në tokë”? Normalisht jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Janë ekipe që kanë forcë dhe janë një parapërgatitje për ndeshjet e Euro 2024. Sigurisht që humbja na ka zbritur me “këmbë në tokë”.

Atmosfera në ekip? Atmosfera është fantastike. Ju e dini, por të gjithë jemi të bashkuar. Nesër do të japim maksimumin për të triumfuar dhe për të arritur te fitorja.

Çfarë duhet të ndryshojmë për nesër? Duhet të ndryshojmë çasjen, të futemi në fushë seriozisht dhe të mos e marrim ndeshjen shumë lehtë. Siç dihet Suedia është një ekip shumë i fortë, por ne do të futemi në fushë vetëm për fitoren.

A ju kanë kapluar “ethet” e listës finale për në Euro 2024? Zgjedhjet i bën trajneri dhe ne duhet të luajmë për t’i treguar trajnerit se ne e meritojmë të jemi atje. Nuk mendoj se është kjo arsyeja pse humbëm me Kilin. Unë gjithmonë e them përpara vihet grupi. Jam apo nuk jam do të jem gjithmonë në mbështetje të skuadës.

Mesazhi për tifozët? Ndeshja me Kilin në 15 minutat e para e morëm lehtë, por nesër do të luajmë me seriozitet dhe të marrim fitoren.

Dueli me Suedinë, kundërshtar fizik? Është një ekip i fortë fizikisht dhe është një përgatitjet për Euro 2024. Ne e kemi studiuar dhe do të bëjmë maksimumin ndaj Suedisë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga