Humbja e Portugalisë, gruaja dhe motra e Ronaldos sulmojnë trajnerin Santos
Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e Portugalisë ka shokuar botën e futbollit teksa Maroku i kthen në shtëpi kokëulur dhe vetë avancon në fazën e parafundit. Zhgënjimi është shumë i madh në Portugali dhe pas eleminimit motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro dhe gruaja e tij Georgina kanë reaguar menjëherë në Instagram duke sulmuar trajnerin Santos për lënien e Ronaldos në stol.
Motra e tij, Katia ndau një foto të Ronaldos duke qarë me mbishkrimin: Ata vranë një Përfaqësuese. Ata vranë një Komb. Fernando Santos jashtë.
Georgina – Sot, miku dhe trajneri ytë vendosi gabim. Ai mik për të cilin t’i ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë repsekt. Ai mik i cili kur të hodhi në fushë aq vonë pa se cdo gjë ndryshoi por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe armën më të fortë që ke, ashtu si nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime dhe sot nuk humbasim, sot mësojmë.