
Alfred Deliallisi ka shmangur prononcimin e zakonshëm në përfundim të ndeshjeve të Superiores. Erzeni humbi me rezultatin 1 me 0 kundër Dinamos. Kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore te shijakasit, gjatë së cilave janë grumbulluar dy pikë.
Djemtë e Deliallisit janë të pozicionuar në vendin e parafundit me 13 pikë, 1 më shumë se Teuta. Kujtojmë se ata kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Teuta e vendit të fundit
Erzeni u përfaqësua para medieve nga përgatitësi atletik. “Ne e kishim përgatitur ndeshjen për çdo episod, Dalja e Atandës me karton të kuq prishi ekuilibrat. U munduam të reagonim, mendoj se jemi akoma të fortë. Kemi më shumë forcë për të përballuar kampionatin e pse jo të pretendojmë për vende më të larta të renditjes”, u shpreh Ervin Baku.