Erzeni e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke surprizuar të gjithë publikun shqiptar me rezultate nga java në javë. Fitore me emrat e mëdhenj si Tirana, Partizani e Vllaznia dhe pretendent për një vend në kupat e Europës.
Mirëpo, që pas rifillimit të kampionatit, shijakasit kanë luajtur 7 ndeshje ku kanë marrë vetëm 9 pikë nga 21 të mundshme. Bardheblutë gjithsesi nuk dorëzohen dhe pas humbjes me Partizanin, klubi reagon në rrjete sociale.
“Mund të humbasësh një betejë por jo luftën. Ne luftojmë deri në fund për të arritur objektivat tonë. Rikthehemi më të fortë sëbashku.”- shkruan klubi.
Poll