Christoffer Nkunku është fantazisti i Leipzig që pas performancave fantastike në dy sezonet e fundit fitoi ftesën nga Didier Deschamps për t’u bërë pjesë e Kombëtares franceze në Botëorin e Katarit. Ëndrra e tij do të shuhej kur një ndërhyrje e Camavingas do të sillte një dëmtim në gjurin e majtë.
Ekzaminimet në klinikën e Leipzig tregojnë një tërheqje të ligamentit lateral dhe koha e parashikuar për rikthim pritet të jetë gati 3 muaj. Sulmuesi rrezikon shumë ndeshjen e parë në fazën 1/16-tave në Champions League ndaj Manchester Ciyt në Gjermani. Ndërkohë Nkunku nuk mban hatërmbetje me Camavingan por e mbështet atë në intervistën me L’Equipe.
“Pas vizitave mjekësore mu desh të largohesha nga kampi stërvitor dhe nga Botërori. Tani duhet të punj me qëllimin e vetëm për t’u rikthyer më i fortë. Mendoj për shokun tim Aduardo Camavinga, i cili është shënjestruar padrejtësisht. Kupa e Botës duhet të jetë një kohë për bashkim e jo për ndarje. Falenderoj stafin dhe shokët për suportin. Do të jem fansi numër një, na bëni krenar!”- u shpreh Nkunku.