Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Humbet Terek Gronzi, Balaj dhe Roshi nuk bëjnë asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbet Terek Gronzi, Balaj dhe Roshi nuk bëjnë asgjë

Ka përfunduar takimi Lokomotiv Moscow - Terek Grozni ku titullarë kanë qenë dhe dy lojtarët e kombëtares, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Ekipi i Terek Grozni, ku bëjnë pjesë dhe dy lojtarët e kombëtares, ka humbur me rezultatin 0-2, duke i dhuruar tre pikëshin kundërshtarit.

Golat për Lokomotiv Moscow janë shënuar nga Aleksey Miranchuk në minutën e 23-të dhe goli i dytë nga Manuel Fernandes në minutën e 75-të.

Balaj dhe Roshi kanë nisur si titullarë, por më pas ka qenë Roshi ai që është  zëvendësuar me Gicu Grozav në minutën e 10-të, ndërkohë që Balaj ka luajtur për 90-të minuta.

Poll

Lexo gjithashtu