Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Po kalonte formën e jetës, ylli i Shqipërisë DËMTOHET dhe del nga fusha me barelë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po kalonte formën e jetës, ylli i Shqipërisë
Berisha duke dalë nga fusha

Leçe po luan momentalisht në shtëpi përballë Pisa, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Stadio Via del Mare”, është momentalisht 0-0.

Por një lajm i keq ka ardhur në minutën e 11-të të sfidës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha ka lënë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Një dëmtim i çuditshëm për shqiptarin, i cili papritur ra në tokë. Por ky dëmtim duket mjaft serioz, pasi u desht barela për ta nxjerrë nga fusha mesfushorin e Shqipërisë.

Kujtojmë se 22-vjeçari po kalon formën e jetës. Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 2 gola dhe asistuar në 3 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu