Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTOLAJM/ Si "macia me miun", sulmuesi i Kombëtares "PËRBINDËSH" para mbrojtësit të Realit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Si "macia me miun", sulmuesi i Kombëtares
Kombëtarja

Ekipi i Dinamo Zagreb dështoi të marrë rezultat pozitiv kundër Real Betis, ndeshje e përfunduar 3 – 1 në favor të anadaluzianëve, e vlefshme për Europa League.

Pas 6 takimesh në këtë kompeticion, skuadra nga Zagrebi numëron 7 pikë, vendi i 25-të në tabelën e përgjithshme, aktualisht mbeten jashtë edhe fazës “play-off”, ndërsa fitorja kundër Steauas së Bukureshtit merr trajtën e “detyrimit”. Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha ishte në fushë vetëm pjesë e parë, i zëvendësuar për arsye taktike nga trajneri Mario Kovacevic.

Në rrjete sociale po qarkullon intesivisht një foto “dyluftimi” në fushë mes Arbër Hoxhës dhe mbrojtësit të Betis Angel Ortiz, përsa i takon gjatësisë.

Anësori shqiptar është goxha shtatlart, 185 centimetra, kundrejt mbrojtësit Ortiz, vetëm 167 centimetra. Por në foto, kontrastsi është akoma edhe më i madh.   

FOTOLAJM/ Si "macia me miun", sulmuesi i Kombëtares
Arbër Hoxha në duelin me Angel Ortiz

 

Poll

Lexo gjithashtu