Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sulmuesi i Kombëtares nga “engjëll në djall” te Juventusi, asiston dhe merr karton të kuq në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Kombëtares nga “engjëll në djall” te
Arman Durmishi

Sulmuesi i Kombëtares U-19 Arman Durmishi ka kontribuar me asist te ekipi i Juventus U-19 në Champions League për të rinjë, e njohur si “UEFA Youth League” kundër Pafos U-19.

Takimi në fjalë u mbyll me shifrat 2 – 2. 17-vjeçari shqiptar dha asistin në minutën e 50, teksa rezultati ishte përkohësisht 2 – 0 për “Zonjën e Vjetër”.

Durmishi, nga protagonist me asist, u bë “antagonist” në fundin e ndeshjes, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Sulmuesi kuqezi vështrohet në Itali si lojtar premtues, ndërsa ka kontratë me Juventus U-20 deri në verën e vitit 2027.         

Poll

Lexo gjithashtu