Dueli i sotëm mes Rizespor dhe Eyupspor, u mbyll me rezultain in 3-0, në favor të skuadrës së mesfushorit shqiptar, Qazim Laçit. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit turk.
29-vjeçari sigurisht që kontribuoi në fitoren e ekipit, pasi shënoi një gol në minutat shtesë të përfundimit të pjesës së parë. Paraqitja e tij ishte e “denjë” në të cilën ai luajti si titullar por u zëvëndësua në minutën e 68-të. Ndërsa sa i takon formës së tij në fushë, në përfundim të ndeshjes edhe “Sofascore”, e ka vlerësuar me notën 7.7.
Vlen të theksohet se në kampionatin turk, Laçi në 15 paraqitjet e tij ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste.
Vlerësimi në "Sofa Score"
Poll

