Armando Broja dhe Scott Parker
Burnley do të presë në shtëpi Fulham këtë të shtunë, në kuadër të javës së 16-të të Premier League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Turf Moor”, do të nisë në orën 18:30.
Armando Broja pritet titullar për herë të dytë radhazi, marrë shkas këtu edhe postimin që klubi anglez bëri. Burnley vendosi si “kopertinë” sulmuesin shqiptar, në posterin në prag të ndeshjes.
Ndërkohë që në po të njëjtin postim, shqiptarët, por edhe tifozë anglezë të Burnley s’kanë kursyer komentet pozitive. Të gjithë duken mjaft optimistë, se Broja do të shënojë golin e parë me Burnley, nesër përballë ish-ekipit, Fulham.
Postimi dhe komentet
Poll


