Mërgim Berisha mund të rikthehet përsëri te Augsburg. Sulmuesi me origjinë shqiptare nuk është aspak i kënaqur te Hoffenheim, klub që i zotëron kartonin dhe për këtë arsye mendon rikthimin në Bavari.
Augsburg është gati që ta rikthejë, duke ditur edhe marrëdhëniet e mira që kanë me futbollistin 27-vjeçar. Kujtojmë se Berisha u shit nga Augsburg te Hoffenheim në vitin 2023, për plot 14 milionë euro.
Megjithatë, “blutë” e Bundesligës e huazuan përsëri te klubi ku e morën, për ta rikthyer në qershor të këtij viti. Tashmë pritet të shihet nëse rikthimi do të ndodhë që në merkaton e janarit, apo do të pritet vera.
Kujtojmë se Berisha njihet gjerësisht edhe nga shqiptarët, pasi në të shkuarën refuzoi si Kosovën edhe Kombëtaren shqiptare, për të përfaqësuar “panzerat”.
