Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ish i Juventusit dhe Shqipërisë, sulmuesi 27-vjeçar gati të rikthehet

Shkruar nga NEWSPORT
Ish i Juventusit dhe Shqipërisë, sulmuesi 27-vjeçar gati
Giacomo Vrioni

Giacomo Vrioni do të mbyllë aventurën e tij në SHBA me Montreal në fund të këtij viti. Pra, viti 2026 do ta zërë pa ekip dhe ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare po mendon rikthimin në Evropë.

Për shërbimet e Vrionit ka interes nga Belgjika, Greqia, Polonia dhe Turqia. Madje, nuk përjashtohet as një rikthim në Itali, aty ku shqiptari ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit.

Megjithatë, ende nuk është vendosur asgjë. Kujtojmë se Vrioni ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren A dhe debutimin si kuqezi e ka bërë më 14 tetor të vitit 2018.  

Poll

Lexo gjithashtu