Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

 I grumbulluar nga Kombëtarja dhe vlen 1.8 milionë euro, Tirana bën gati transferimin “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT
 I grumbulluar nga Kombëtarja dhe vlen 1.8 milionë euro, Tirana
Albion Ademi

Tirana po përjeton momentet më të errëta në historinë e saj. Bardheblutë në këtë sezon janë shumë larg pritshmërive, teksa aktualisht ndodhen në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 15 javësh.

E në këto kushte, duket se markatoja e janarit duket si “shpëtimi” i kësaj varkëje nga mbytja. Kështu mësohet se drejtuesit kanë nisur punën tashmë për merkaton dhe kanë “piketuar” edhe të preferuarit.

Madje në “pole-position” për transferimin në kryeqytet është Albion Ademi, i cili aktualisht është pjesë e klubit kinez të Tj Jinmen Titer. Sulmuesi pritet të mbyllë bashkëpunimin e tij me skuadrën aktuale në janar, për t’u bërë më pas edhe pjesë e bardhebluve.

26-vjeçari pëlqehet shumë nga stafi teknik, i cili e shikon si të duhurin për t’i besuar edhe çelësat e ekipit. Aktualisht kartoni i tij nga “Transfermarkt” vlerësohet me 1.8 milionë euro.

Gjithashtu në të kalaurën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21, teksa është grumbulluar edhe nga ekipi A, por pa mundur të luajë. Gjithsesi në ditët dhe javët në vazhdim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë saktësisht me të dhe nëse do të nisë një aventurë të re në Superiore apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu