U afrua gjatë merkatos së verës te kuksianët, por nuk mundi që t'ia dalë mbanë dëmtimit të pësuar sezonin e shkuar, ku u operua nga ligamenti krociat anterior.
Polizoi Arbëri duket se nuk është përmirësuar nga operacioni i bërë gjatë muajit prill të këtij viti, kur ishte pjesë e Vllaznisë, duke bërë që të mos ia dalë gjatë periudhës së riaftësimit në verë.
Sot ai i është nënshtruar një tjetër operacioni, ku periudha e riaftësimit duket patjetër e gjatë për beratasin. Rikthimi i tij në fushë shpresohet të jetë në sezonin 2017-2018.
[caption id="attachment_48799" align="aligncenter" width="960"] Polizoi Arberi pas daljes nga salla e operacionit[/caption]
Poll