Dita e sotme është ditë feste te Partizani teksa menaxheri i klubit, Ildi Dajlani feston ditëlindjen e tij dhe klubi e ka uruar në rrjete sociale. Prej 5 vitesh është pjesë e këtij klubi ku ka parë momente të mira e të këqija por më i bukuri sigurisht është titulli kampion i sezonit 2018-2019.
Edhe këtë sezon, të kuqtë po rivalizojnë ashpër me Tiranën për trofeun por në ndeshjen e fundit bënë një hap fals duke i “hapur krahun” rivalëve bardheblu që tani kryesojnë me 2 pikë më shumë. Të dielën, Partizani sfidon Laçin në transfertën e vështirë kurbinase dhe fitorja është detyrim për të vazhduar betejën që duket se do të zgjidhet vetëm në ndeshjet e fundit.
Poll