Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Huliganët anglezë kthejnë Lilën përmbys, në kërkim të rusëve

Shkruar nga NEWSPORT
Huliganët anglezë kthejnë Lilën përmbys, në

Nuk është e thënë që nata të sjellë pak qetësi në Francë. Në qytetin e Lilës, huliganët anglezë, bashkë me disa banda huliganësh nga Uellsi, kanë kthyer gjithë pabet edhe lokalet e natës përmbys, në kërkim të huliganëve rusë. Ata hynin në çdo pab dhe lokal dhe pyesnin tifozët apo turistët për nacionalitetin. Dhe, nëse nuk gjenin rusë, vazhdonin me pabin e radhës. Mediet në Francë raportojnë për 36 të arrestuar dhe 16 të plagosur. Tashmë është luftë e hapur mes anglezëve dhe rusëve, ndërkohë që sot pasdite parashikohet të arrijë kulmin. Në orën 15:00, në Lens luhet Angli-Uells dhe parashikohet një kundërsulm i huliganëve rusë. Këta të fundit janë të vendosur në Lilë, që është vetëm 40 kilometra larg Lensit, ndaj dhe vigjilenca e forcave të rendit është në shkallën maksimale. Ky është edhe Europiani i huliganëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga